“Fuoristrada” bie në humnerë në Tropojë, plagoset rëndë shoferi, niset drejt Traumës

22 July 2023, 21:11Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

“Fuoristrada” bie në humnerë në Tropojë,

Një aksident rrugor është regjistruar mbrëmjen e kësaj të shtune në Tropojë ku një person ka mbetur i plagosur rëndë.

Ngjarja është regjistruar në bjeshkët e Doberdolit, Tropojë ku makina tip “Foristrad”, me të cilin po udhëtonin 2 persona ka rënë në humnerë.

I plagosur ka mbetur pasagjeri i identifikuar me inicialet S . A., i cili është  transportuar në spitalin e Traumë, Tiranë.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.


Video