Fluksi në pikat e kalimit kufitar, reagon Policia: Rreth 90 mijë shtetas hynë në vend gjatë 24 orëve

13 August 2022, 14:48Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Fluksi në pikat e kalimit kufitar, reagon Policia: Rreth 90 mijë

Sezoni turistik ka sjellë një fluks të lartë mjetesh e qytetarësh duke detyruar Policinë e Shtetit të shtojë masat dhe kontrollet.

Në njoftimin e Policisë bëhet e ditur se gjatë 24 orëve të fundit kanë hyrë në vendin tonë rreth 90 000 shtetas shqiptarë dhe të huaj, si dhe 23 400 automjete.

"Në Kakavije dhe në Kapshticë vijon fluksi në hyrje. Deri tani kanë hyrë mbi 23 000 shtetas dhe 7 000 automjete. Nga Policia Kufitare janë marrë masa për shtimin e sporteleve dhe krijimin e lehtësirave ligjore, me qëllim eleminimin e radhëve të gjata. Po në këtë kuadër, drejtuesit e Policisë Kufitare kanë marrë kontakt me homologët e tyre në doganën greke, për të shtuar sportelet, me qëllim që lëvizja të jetë e njëtrajtshme. Policia greke ka shtuar sportelet dhe aktualisht po punohet me sportele të shtuara, në të dyja pikat e kalimit kufitar, shqiptare dhe atë greke, në Kakavije dhe në Kapshticë", thuhet në njoftimin e Policisë.


Video