Flamur Noka paraqitet në SPAK

27 June 2025, 10:26Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Flamur Noka paraqitet në SPAK
Flamur Noka

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, deputeti Flamur Noka, është paraqitur mëngjesin e sotëm në Prokurorinë e Posaçme.

Në momentin e mbërritjes në SPAK, Noka ka shkëmbyer batuta me gazetarët ku shprehet se: “Ku i keni të tjerët”.

Më pas, ai drejtohet drejt ambienteve të brendshme të Prokurorisë së Posaçme.

Ende nuk dihet se për çfarë çështje është paraqitur Noka në SPAK, por në orët në vijim pritet të dalin më shumë detaje.


Video