Sërish lëkundje të forta tërmeti në vend, ja sa ishte magnituda

27 June 2025, 09:16Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Sërish lëkundje të forta tërmeti në vend, ja sa ishte
Foto ilustruese

Lëkundje të konsiderueshme tërmeti janë ndjerë sërish ditën e sotme në vendin tonë.

Sipas të dhënave, bëhet fjalë për dy tërmete, magnituda e të cilëve ka qenë 4 dhe 4.1 e shkallës Rihter, teksa lëkundjet kanë zgjatur disa sekonda.

Po ashtu, epiqendra e tërmetit ka qenë në Tiranë, në afërsi të zonës së Kamzës.

Ndërkohë kujtojmë se prej disa ditësh vendi ynë është 'goditur' nga disa tërmete, të cilat fatmirësisht nuk kanë shkaktuar dëme në njerëz apo dëme materiale.


Video