Vrasja që ndodhi sot në Pejë është rasti i dytë brenda pesë ditësh në Kosovë kur gratë dyshohet se u vranë nga bashkëshortët apo ish-bashkëshortët e tyre.
Ngjarja që ndodhi sot tronditi Kosovën, ku Edmond Lajqi e privoi nga jeta bashkëshorten e tij, Gjyljeta Ukella, duke e qëlluar me armë.
Kjo ngjarje që tronditi Pejën dyshohet se ndodhi në banesën e çiftit, Lajqi u dorëzua vet në Polici dhe raportoi për krimin ndaj bashkëshortes.
Mediat e Kosovës shkruajnë se i dyshuari për vrasjen e bashkëshortes, ka të kaluar kriminale.
Po ashtu, sipas informacioneve të para, çifti dyshohet se kanë pasur raste të dhunës në familje në të kaluarën, që janë raportuar te organet e rendit.
Ndryshe, rasti tjetër ndodhi më 12 prill, ku 21-vjeçarja, Erona Cokli, u vra brenda zyrës së Qendrës për Punë Sociale në Ferizaj nga ish bashkëshorti i saj, Valon Aliu.
Rel ka raportuar se nga viti 2010 deri në prill të vitit 2024, në Kosovë janë vrarë 57 gra.
Organizatat për mbrojtjen e të drejtave të njeriut, në disa raste, kanë fajësuar autoritetet për dështim në mbrojtjen e grave të rrezikuara nga dhuna.
Në të shumtën e rasteve, autorë të vrasjeve kanë qenë bashkëshortët, pastaj baballarët dhe djemtë./VoxNews