"Çfarë ke thënë ti për mua", zbardhen përgjimet, pastruesja kritikonte djalin në komisariat: Pse ke tërhequr aq shumë lekë?

10 Janar 2023, 11:06Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Një bisedë e bërë pas shoqërimit në komisariat nga Rozeta Dobi dhe djali i saj Havier Dobi ka zbuluar shumë e parave të fshehur në banesë të cilën ata e kishin marrë në shtëpinë ku 49-vjeçarja punonte si pastruese.

Në përgjimin e zbardhur nga mediat, nëna zotohet se ajo do të marrë përsipër vjedhjen dhe do të qëndrojë në burg ndërkohë që ata flasin edhe për pjesën e parave të fshehur në shtëpi, gjë që ka kthyer efektivët në banesën e tyre për të zbuluar shumë e madhe të parave të vjedhura.

Pjesë nga biseda

Havieri: Çfarë ke thënë ti për mua
Nena: Asgjë do rri unë këtu (Nënkupton se do ta marrë ajo përsipër vjedhjen)
Havieri: Lekët atje lart te shtëpia do t’i nxjerr unë (Bazuar në këtë fjali është urdhëruar kontrolli i dytë ku u gjet paratë në tubin e aspirimit)

Më pas Rozeta e kritikon të birin pse ka tërhequr shumë para ndërkohë që ai i përgjigjet se ka tërhequr vetëm 50 mijë (euro).

 

Video