Abuzimet me fondet e RTSH-s në të shkuarën: Altin Mici 1000 euro faturë për çdo kostum!

16 September 2025, 11:46Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Abuzimet me fondet e RTSH-s në të shkuarën: Altin Mici 1000 euro
Altin Mici

Gazeta Albanian Post ka publikuar dokumente që tregojnë se si është abuzuar me fondet e RTSH-s edhe me kostumet e kërkuara për drejtuesit e emisioneve.

Tabela e paraqitur, tregon listimet për porosi kostumesh, por jo një kontratë të mirëfilltë, zbulon se si ato janë porositur pranë stilistit, Altin Mici.

Disa porosi janë pjesë e dokumentit, ku kostumet shkojnë në vlerën e 1 mijë eurove copa dhe këmishat në vlerën e 250 eurove copa.

Për më tej, edhe rreth një anomalie si listimi i shamive të xhaketave në vlerën e 50 eurove copa.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by ALBANIAN POST (@albanianpostofficial)

Një tjetër tregues i abuzimeve që kanë ndodhur me RTSH-në dhe e kanë dërguar në gradën e sotme të një situate kritike institucionin kryesor mediatik në vend, pa menduar se si pakujdesia me menaxhimin e fondeve, deri në detaje për garderoba të tilla me vlera përtej normales.


Video