Sulmet kibernetike nga Irani, ndërpriten shërbimet për pasaportat dhe kartat ID

15 September 2022, 19:44Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Sulmet kibernetike nga Irani, ndërpriten shërbimet për pasaportat
Kryeministria

Drejtoria e Përgjithshme e Gjendjes Civile ka njoftuar qytetarët se ditën e nesërme do të ndërpritet shërbimi për dokumentet biometrike në zyrat e aplikimit të Aleat.

Gjendja Civile sqaron se kjo ndërprerje e shërbimeve bëhet në kuadër të masave për rritjen e nivelit të sigurisë ndaj sulmeve kibernetike që kanë goditur vendin tonë.

Njoftimi:

Për të rritur nivelin e sigurisë ndaj sulmeve kibernetike, Drejtoria e Përgjithshme e Gjendjes Civile po ndërmerr nje sërë masash të integruara.

Në këtë kuadër, ditën e premte, 16 shtator, GJC njofton se NUK do të mund të ofrohet shërbim në zyrat e aplikimit të ‘Aleat’ për dokumente biometrike (pasaporta apo ID karta).

Ministria e Brendshme kërkon mirëkuptimin e gjithë qytetarëve për këtë ndërprerje të përkohshme të shërbimit, vetëm për diten e premte, por edhe kjo ndërhyrje shton masat komplekse për të garantuar shërbim të pandërprerë në vijim, e të sigurt për çdo qytetar.


Video