Detaje të reja nga kërkimet për Meledin Adilin, një ukrainas telefonoi Policinë ditën që i riu humbi gjurmë

15 September 2022, 18:36Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Detaje të reja nga kërkimet për Meledin Adilin, një ukrainas
Meledin Adili

Në fshatin Borje të Kukësit, banorët dhe familjarët prej 12 ditësh janë në pritje të një lajm të mirë për gjetjen e 27-vjeçarit Meledin Adili i raportuar i zhdukur që nga mbrëmja e 4 shtatorit të këtij viti. Ai shkoi për të mbledhur boronica dhe nuk u kthye më.

Kërkimet për të po zhvillohen në tre shtete: Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut, teksa së fundmi kanë dalë detaje të reja nga kërkimet për të riun

Një numër ukrainas ka telefonuar policinë ditën që i riu është zhdukur pa gjurmë dhe ka tentuar të komunikoje me uniformat blu.

Personi ka kontaktuar në sllavisht, jo gjuhë shqipe, çka ka ngritur dyshime të forta për ngjarjen. Policia ka kërkuar ndihmën e ambasadës së Ukrainës në Tiranë për rastin e Adilit.

Policia po heton në disa pista për të hedhur dritë mbi ngjarjen.


Video