Erion Veliaj do të transferohet në burgun e Durrësit

12 February 2025, 22:21Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Erion Veliaj do të transferohet në burgun e Durrësit
Erion Veliaj

Gjykata e Posaçme ka lënë nën masën e sigurisë ‘arrest me burg’ për kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj.

Kryebashkiaku i Tiranës do të transferohet në burgun e Durrësit dhe do të qëndrojë aty për periudhën e gjykimit të tij.

Në burgun e Durrësit ndodhen edhe një numër ish-zyrtarësh të tjerë të lartë.

Ndërkohë GJKKO ka zbutur masën për Ajola Xoxën, bashkëshorten e kryebashkiakut.

Ajo nuk mund të dalë jashtë shtetit, por duhet të paraqitet në policinë gjyqësore.

Xoxa duhet të shkojë në SPAK të premten e parë dhe të tretë të çdo muaji.

Ndërkohë edhe biznesmeni Elman Abule do të qëndrojë gjithashtu në burg. Po ashtu nuk ka ndryshuar masa e sigurisë për 5 biznesmenët e tjerë.

Mbi Veliajn dhe të tjerët rëndojnë një sërë akuzash si korrupsion, pastrim parash, shpërdorim detyre, fshehje e pasurisë, etj.


Video