Erion Alibej, një prej të penduarve në duart e SPAK-ut, ka rrëfyer me detaje masakrën e Bradasheshit me tre të vrarë, mes tyre edhe vëllai i tij Endrit Alibej, në dhjetor të 2018-ës në afërsi të Elbasanit.
Alibej ka rrëfyer momentin kur u njoftua për atentatin që la të vrarë Endrit Alibej 34 vjeç, Arben Dylgjerin, 56 vjeç, të dy kushërinj me njëri-tjetrin dhe Erdal Durunay, shtetasi turk 51-vjeçar.
Ai ka thënë se si e gjeti vëllain të vrarë me breshëri plumbash ndërsa në makinën pas tyre ndodheshin gratë dhe fëmijët të cilët i kishin shpëtuar plumbave. Alibej tha se Franc Çopja i kishte shkuar në varrim. Siç është zbuluar më vonë, Çopja ndhe Talo Çela ishin organizatorë të vrasjeve, ndërsa kishte bërë tentativa që t'ia hidhte fajin grupit të Suel Çelës.
Alibej ka treguar edhe se si e thirrën në polici për ta pyetur nëse kishte dijeni, dhe pse ishte në kërkim dhe e kishin lënë sërish të lirë. Ai ka drejtuar gishtin nga një shef komisariati në atë kohë, duke e cilësuar si njeri të Suel Çelës.
Deklarata e Alibej:
Shtetasi turk ka qenë edhe më herët në Shqiperi, kur vajza ime mbushi 1 vjeç. Ishte mik i ngushtë i joni për shkak të marrdhënieve të punës me Endritin. Mbrëmjen e masakrës, Endriti ishte në Tiranë me disa miq pastaj u nis për Peqin tek dajat e mi ku ishin mbledh, teksa un po çoja ca dhurata për fundvit tek një miku jonë noter. I ra telefoni Besmir Lalës dëgjova që ishte nusja ime, se un nuk mbaja telefon pasi isha në kërkim. I thashë ça ka, ndërkohe aty erdhi një x6 e bardhë që e dija që ishte e Mikael Qosjes që ja kishte bërë dhuratë Franc Çopja, e di që e kanë ndru në kokainë. Besmiri më tha që shpejt se i kan gjujt Endritit, Mikaeli ishte me Ervis Çopjan në makinë, mu afrua me makinë, un i thashë a ke “hekër” për armë m'tha jo pse ça ka ndodh. Mbylla xhamin ika në vendngjarje, nusja e vëllait tim shtetasja rumune ishte në muajin e fundit të shtatzanisë, ishte gëzim i madh për ne, nisen me 2 makina, gratë veç, Endriti, shtetasi turk dhe xhaxhai në një makinë. Isha i pari në vendgjarje s'kishte njeri as polici, e çuditshme aty rri gjithmonë një patrullë policie, edhe tani po të kalosh ka aty patrullë. Gjeta nënën, tezen, motrën, kalamajt që ulërisnin, ishte një skenë që nuk e përshkruaj dot. Kapa Endritin mu duk i ngrohtë por kishte shumë plumba në një anë, erdhi një furgon policie dhe ambulanca, por ndëruan jetë në spital. Sapo shkova në shtëpi po vinin shumë njerëz miq dhe shokë, shum shpejt më erdhën njerëz të familjes Çapja, Florenci dhe disa të tjerë. Dola veç, i ngjova me Bledar Mucën dhe Florenc Çapjan, Bledari më tha “i pata thënë Endritit të bënte kujdes por s'më degjoi” i thashë nga kush? Më tha vetëm Suel Çela i bën këto masakra.
Bled Muça kishte pirë alkol, i thashë flasim në një moment tjetër, por më thanë na ke në krah, ashtu i interesonte. Po më vinin informacione pa fund, jo ta ka bërë Kamer Mehja, jo Suel Çela, sidomos për Suelin.
Edhe në analizat e mia vetëm problemi me Xhoni Rustën më dilte. Edhe pse më vinin fjalë për vëllezërit Çopja, prap si besoja. Më ka ardh edhe familja e Suelit, ushtarë të tyre ndër to dhe “Nino”, bisedova dhe me Suelin dhe më tha rri i qëtë se do dali e vërteta, shyqyr s'ke qenë dhe ti në makinë. I thash po kush ka gjujt? Ditën që çova familjarët në banesën e fundit, drejtor në Elbasan ishte Altin Qato, më vijnë policët dhe doshin të flisnin me mua, ndërkohë unë isha në kërkim. Niko Brahimaj ishte tek krimet e rënda, më thanë hajde të deklarosh dhe do të lirojmë sërish të jesh afër familjes. Shkova ishte Qato, Brahimaj dhe shefi komisariatit që e dija që ishte i shitur tek Suel Çela. I thashë nuk e dua këtë këtu, e nxorrën jashtë, më thanë e dimë që je në kërkim, por na ndihmo me ndonjë informacion te kush dyshon. I thashë do ju duket çudi por mos kanë ngatërru objektiv, nuk di kujt t'i drejtoj gisht. Siç ma dhanë fjalën që do përcillja familjarët në banesë më liruan. I thashë atij shefit të komisariatit që nxorrën jashtë bën mirë të ikësh nga ky qytet.
I thashë Suelit që një nga gjujtsit është ushtari jot, një shkodran që thirrej “Naqo”. Sueli i shkuajti direkt atij. Pastaj në bisedë i thashë po me avokat Ravikun ça patët. Më tha i futi hundët shumë tek “Maçi”, kam fol shumë aty me Suelin dhe më garantoi se janë Çopjat pas asaj që më ndodhi.
Tek Ardian Çollaku që sot është i ndjerë mora informacion, por unë u lidha dhe me një punonjës policie, i dhash një "SKY ECC". Kisha akses në TIMS, përmes tij kërkoja informacion për emra dhe ai m'i çontë me foto të dhënat. Emrin s'po e them se është në hetim. (Prokurori: Nuk ka nevojë sepse nuk është objekt i këtij gjykimi). Nga ky person mora vesh se nga hetimet kishte dalë një motorr që ndiqte Range Rover. Mora vesh që Altin Qato ishte drejt zbardhjes së ngjarjes por nuk e di nuk e lanë dhe e larguan nga aty, erdhi Arjan Muca më pas drejtor.