Kontroll i befasishëm në burgun e Durrësit, sekuestrohen 10 celularë

29 May 2025, 13:10Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Kontroll i befasishëm në burgun e Durrësit, sekuestrohen 10
IEPV Durrës

Një operacion i befasishëm është zhvilluar në Institucionin e Vuajtjes së Dënimit në Durrës, me fokus parandalimin e futjes së sendeve të paligjshme brenda mjediseve të burgut.

Gjatë kontrollit të ushtruar nga autoritetet, u sekuestruan 10 aparate celularë. Dy prej tyre u gjetën brenda qelive të të dënuarve, ndërsa 8 të tjerë u kapën në ambientet e jashtme të institucionit, në përpjekje për t’u futur në zonën e brendshme të sigurisë.

Ky veprim vjen si pjesë e masave të shtura për të frenuar përdorimin e mjeteve të ndaluara nga të dënuarit dhe për të garantuar rendin e sigurinë brenda ambienteve të burgjeve.


Video