EMRI/ Vr*u fqinjin 82-vjeçar me th*kë e çek*ç, arrestohet 39-vjeçari në Durrës!

31 December 2024, 11:07Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
EMRI/ Vr*u fqinjin 82-vjeçar me th*kë e çek*ç,
Durrës

Policia ka arrestuar autorin e vrasjes së 82-vjeçarit, Paulin Gina në Durrës.

39-vjeçari Fation Janina është vënë në pranga pasi u identifikua si personi që masakroi mbrëmjen e djeshme me thikë dhe çekiç të moshuarin.

Në banesën e autorit janë gjetur 2 thika, 1 çekiç dhe veshjet që dyshohet se ka patur autori gjatë kryerjes së krimit.

Dyshohet se arsyeja që ka çuar 39-vjeçarin drejt aktit të rëndë është fakti që ka kërkuar para borxh, që viktima nuk ia ka dhënë.


Video