Një i moshuar është gjetur i masakruar në banesën e tij në Durrës.
Viktima i moshës 82 vjeç dyshohet se është goditur disa herë me thikë.
Viktima është identifikuar si Paulin Gina.
Policia ndodhet në vendin e ngjarjes.
Paraprakisht dyshohet se i moshuari është vrarë, por do verifikohet nga grupi hetimor nëse kemi të bëjmë me vrasje apo vetëvrasje.
Njoftimi i policisë:
Durrës/Informacion paraprak
Rreth orës 18:50, në lagjen nr. 16, Durrës, është gjetur në banesën e tij pa shenja jete shtetasi P. G., 82 vjeç.
Në vendngjarje shkoi grupi hetimor dhe eksperti mjeko ligjor.
Pas këqyrjes paraprake të trupit të 82-vjeçarit dhe nga hetimet paraprake dyshohet se 82-vjeçari është goditur me mjet prerës (thikë) dhe për pasojë ka humbur jetën.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për sqarimin e rrethanave, identifikimin dhe arrestimin e autorit/ve.