EMRI/ Traktori përmbyset dhe e zë poshtë fermerin shqiptar, humb jetën 47-vjeçari!

1 Gusht 2024, 14:06Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

47-vjeçari shqiptar Alltan Visha ka humbur jetën gjatë një aksidenti të frikshëm në Itali. Teksa ishte duke drejtuar një traktor në fshatin Molti, ai në një moment humbi kontrollin e mjetit i cili më pas u përmbys. 

Pavarësisht ndihmës së parë dhe të gjitha përpjekjeve për të shmangur më të keqen, 47-vjeçari nuk ia doli dhe fatkeqësisht vdiq. 

Në vendngjarje mbërritën edhe zjarrfikësit për të bërë të sigurt zonën e prekur nga aksidenti dhe më pas të largonin mjetin bujqësor.

Policia ka nisur hetimet për aksidentin e rëndë.


Video