FOTO dhe DOKUMENTE/ Babëzia e betonit, pallat 12 katësh mes pall...
10 Dhjetor, 17:36Fokus

Shqipëria ka fituar në arbitrazhin ndërkombëtar përballjen me kompaninë "Kurum", e cila ka pasur koncesionin e terminalit të kontejnerëve në Portin e Durrësit, dhe kërkonte 100 milionë euro dëmshpërblim.
“Kurum” pretendoi për prishje kontrate të mënyrë të njëanshme nga Ministria e Infrastrukturës. Por gjyqtarët ndërkombëtarë ka menduar ndryshe duke arritur në përfundimin se ka qenë vetë “Kurum” që nuk ka respektuar kontratën me shtetin shqiptar dhe nuk ka bërë investimet e parashikuara.
Qendra Ndërkombëtare për Zgjidhjen e Mosmarrëveshjeve të Investimeve, ICSID, pjesë e grupit të Bankës Botërore, vendosi që të gjitha shpenzimet gjyqësore, edhe të shtetit shqiptar, t’i paguajë pala humbëse.