EMRI/ 'Çmendet' MATJANI mban peng 14-vjeçaren brenda një banese, u largua kur...

11 September 2023, 11:59Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

EMRI/ 'Çmendet' MATJANI mban peng 14-vjeçaren brenda

Një 14 vjeçare i është hequr për disa orë liria duke e mbajtur të mbyllur në banesë nga një djalë 17 vjet më të madh, ngjarja është regjistruar në  një fshat të Matit.

Ergys Kertuka, banues në fshatin Frankth, sapo ka konstatuar mbërritjen e shërbimeve të Policisë në fshat, për shkak të ndjekjes intensive dhe kontrolleve që po ushtronte policia, 31-vjeçari, e ka lënë të miturën dhe vetë ka mundur të largohet.

Ndaj 31 vjeçarit është ngritur akuza, "Heqja e paligjshme e lirise", ky është rasti i dytë brenda dy ditësh ku u hiqet liria për disa orë vajzave 14 vjeçare. Dje u denoncua nga policia e Tiranës një rast.

 


Video