EMRI/ Kapet në Gjermani 30-vjeçari i shpallur në kërkim ndërkombëtar, pritet ekstradimi

22 February 2023, 09:12Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

EMRI/ Kapet në Gjermani 30-vjeçari i shpallur në kërkim

Është arrestuar në Gjermani 30-vjeçari Silvester Driza, i shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, Tiranë, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose të veprimtarisë kriminale”.

30-vjeçari dyshohet se në vitin 2017 ka themeluar një shoqëri fiktive me fushë veprimtarie trajtimin e integruar të inerteve dhe ka lëshuar fatura me çmime të larta, deri në fund të vitit 2018, kur i është miratuar leja ligjore për të kryer ketë veprimtari.

Sakaq pritet ekstradimi drejt Shqipërisë.


Video