EMRI/ E zuri poshtë traktori teksa po punonte, ky është i riu SHQIPTAR që humbi jetën në Itali!

24 Mars 2025, 14:17Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
FOTO: Gentjan Muça

Gentjan Muça është 31-vjeçari shqiptar, i cili humbi jetën pas një aksidenti të ndodhur në Itali.

Traktori me të cilin po punonte në fshat (Gessopalena) u përmbys duke e zënë poshtë.

Pavarësisht ndërhyrjes së zjarrfikësve dhe helikopterit të shpëtimit, për Muçën nuk mund të bëhej asgjë.

Ai la pas gruan, prindërit, vëllezërit dhe një motër. Sipas mediave italiane, 31-vjeçari do të prehet në vendin e lindjes në Shqipëri.


Video