"Duart lart, je i arrestuar"/ Detaje nga grabitja me kallash e degës FiBank në Tiranë, autori qëlloi me armë zjarri dhe… (VIDEO+EMRI)

12 Shkurt 2026, 11:49Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
"Fibank" - Tiranë

Detaje nga tentativa e grabitjes me armë zjarri një bankë e nivelit të dytë në Tiranë, në zonën e ish-parkut të autobusëve.

Ngjarja ka ndodhur në “Fibank”, ku autori Bardhyl Fusha mësohet se kanë qëlluar një herë me armë, pasi në vendngjarje është gjetur 1 gëzhojë.

Autori mësohet se nuk ka arritur dot të marr lekë, pasi është neutralizuar nga efektivët e Komisariatit nr. 2.

"Duart lart, je i arrestuar"/ Detaje nga grabitja me kallash e
"Kallashi i autorit", Bardhyl Fusha

Blutë kanë ndërhyrë menjëherë, duke i nxjerrë armën e shërbimit dhe duke bërë të mundur arrestimin e tij në vendngjarje.

Momenti arrestimit, video e siguruar nga VoxNews:


Sapo policët kanë mbërritur, ai mësohet t’i ketë dorëzuar çantën me kallashin brenda, siç shihet edhe në videon e mësipërme.



Video