Drejtuesi teknik i firmës ku punonte 35-vjeçari, Andi Lala, që humbi jetën një ditë më parë duke prerë degët e pemëve, është arrestuar për “shkelje të rregullave të mbrojtjes në punë”.
Në pranga është vënë, Enrik Mahmutaj, 33 vjeç, i cili ishte drejtuesi teknik i firmës, dhe Blerim Margeshi 42-vjeç, i cili ishte drejtuesi i vinçit nga ku u rrëzuar punonjësi që vdiq.
Sipas policisë, firma nuk kishte marrë leje në organet kompetente.
Ngjarja tragjike ndodhi në lagjen 13 të Durrësit. 35-vjeçari po priste degët e pemëve në zonën ku po kryhen punime për ndërtimin e pedonales kur ra nga vinçi dhe si pasojë e plagëve të marra punonjësi ka humbur jetën.
Në pranga ka rënë edhe drejtuesi i vinçit, ndërkohë që vijojnë hetimet për ngjarjen.