EMRAT/ "Ekipi i rremë sportiv", 10 të arrestuar në Durrës, iu morën nga 3 mijë euro të miturve për t'i kaluar drejt Italisë

27 December 2022, 16:14Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
EMRAT/ "Ekipi i rremë sportiv", 10 të arrestuar në
Foto ilustruese

Policia e Durrësit në bashkëpunim me policinë kufitare të qytetit bregdetar kanë ekzekutuar operacionin e koduar “Ekipi”, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e dhënies ndihmë për kalim të paligjshëm të kufijve.

Si rezultat jano vënë në pranga 10 persona, më konkretisht: Blerim Bytyqi, 48 vjeç, Drilon Shala, 32 vjeç, Dukagjin Gunga, 36 vjeç, Fabion Berisha, 21 vjeç, Fatmir Gjoshi, 54 vjeç, Qendresa Krasniqi, 20 vjeçe, Ajishe Demaj, 22 vjeç, Endrit Demaj, 21 vjeç, Besmir Kadria, 37 vjeç dhe Almir Kryeziu, 22 vjeç.

"Të gjithë këta shtetas dyshohet se kanë bashkëpunuar me njëri-tjetrin, për të ndihmuar 16 shtetas të mitur nga Kosova (të moshës 17 vjeç), që të kalonin në mënyrë të paligjshme drejt Italisë. Shtetasit e arrestuar janë prezantuar si anëtarë të bordit të ekipit sportiv që përbëhej nga 16 shtetasit e mitur që ata po shoqëronin.

Nga veprimet hetimore ka rezultuar se të miturit dhe prindërit e tyre u kanë dhënë këtyre shtetasve, 3000 – 4000 euro, për t’i ndihmuar të miturit që të hynin në Itali, ku më pas dyshohet se do të kërkonin azil.

Gjithashtu, nga veprimet hetimore ka rezultuar se shtetasi B. H. ka organizuar transportimin e shtetasve të mitur dhe të personave të tjerë tashmë të arrestuar, nga Kosova në Kukës dhe më pas në Durrës, me autobusin e një kompanie turistike në Prishtinë. Gjatë kontrollit fizik, Policia i ka gjetur këtij shtetasi 5945 euro, të cilat janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale." thuhet në njoftimin e Policisë.

Vijon puna për dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie kriminale, identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të përfshirë.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, kryer në bashkëpunim.


Video