Emrat e 5 personave të shpallur në kërkim nga SPAK, pas zbërthimit të aplikacionit SKY ECC, katër prej tyre dyshohet se fshihen në Spanjë, ku operacioni po vijon edhe atje.
Ndërkohë, në kërkim është edhe biznesmeni Ervin Mete, një emër i njohur për drejtësinë, pas përplasjes që ka patur me bosin e lojërave të fatit, Ervis Martinaj, në një lokal në ish-Bllok në vitin 2018.
Në kërkim
Ervin Mata
Besmir Murati
Artan Sulejmani
Albert Prenga
Bajram Grabova
Aplikacioni SKY ka zbërthyer një tjetër grup kriminal. SPAK ka lëshuar 11 urdhër arreste, të cilat u ekzekutuan të hënën në kryeqytet, ku u prangosën zyrtarë të lartë të policisë.
Mes të arrestuarve është Dedan Gjoni, shef i krimeve në komisariatin e Policisë numër 6.
Në kërkim në kuadër të këtij operacioni është shpallur Ervin Mata, ndaj të cilit është lëshuar masë sigurie.
Midis të arrestuarve në kuadër të operacionit të gjerë të Prokurorisë së Posaçme, është edhe një zyrtare e Policisë së Shtetit.
Të arrestuar
-Erzen Breçani, ish-drejtori i Policisë së Tiranës
-Eralbi Breçani, djali i Erzen Breçanit
-Dedan Gjoni, Shefi i Krimeve në Komisariatin numër 6
-Jonida Babameto, oficere e Drejtorisë së Kufirit dhe Emigracionit
-Besmir Mustafi
-Bujar Germizi, emër i njohur i botës së krimit në Kukës