Dy të rinj kanë rënë në pranga në Divjakë, pasi kanë grabitur me dhunë një banesë.
Denoncimi u bë nga një e moshuar, 81 vjeç, e cila kallëzoi se dy persona i ishin futur në banesë dhe e kishin dhunuar e më pas kanë grabitur bizhuteritë e floririt që kishte në shtëpi.
Në pranga kanë rënë Adrian Balla, 25 vjeç, dhe Gentian Keçi, 19 vjeç.
Nga veprimet hetimore rezultoi se të rinjtë, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, gjatë 2 javëve të fundit, kanë vjedhur pajisje elektroshtëpiake dhe pije alkoolike, në 4 banesa të tjera, në të njëjtin fshat, pronarët e të cilave aktualisht janë jashtë shtetit.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.