Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus
Një 14-vjeçar nga Korça ka shkuar në spitalin rajonal të Korçës me fraktura të rënda në kafkë.
Mësohet se i mituri është konfliktuar me persona të tjerë, të cilët e kanë goditur me sende të forta në kokë duke e dëmtuar rëndë.
Burime nga spitali bëjnë me dije se 14-vjeçari ndodhet në reaminacion dhe pritet të dërgohet drejt kryeqytetit për mjekim të specializuar.
Sakaq, policia është duke hetuar për zbardhjen e ngjarjes së rëndë dhe identifikimin e autorëve.