Emona Muçi zgjidhet anëtare e KLGJ

9 October 2023, 13:55Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Emona Muçi zgjidhet anëtare e KLGJ

Mes dy kandidaturave për përfaqësues nga Apeli në KLGJ mbledhja e përgjithshme e gjyqtarëve zgjodhi gjyqtaren Emona Muçi, aktualisht gjyqtare në Apelin e Juridiksionit të Përgjithshëm.

Muçi mori 133 vota pro saj, ndërsa kandidatja tjetër, Irida Kacerja grumbulloi 92 vota.

Gjyqtarët e të gjitha shkallëve të gjykimit zgjedhin sot tre përfaqësues të rinj në Këshillin e Lartë Gjyqësor.

Tre anëtarët e rinj do të zëvendësojnë tre prej anëtarëve që iu përfundon mandati, Brikena Ukperaj nga Gjykata e Apelit dhe Dritan Hallunaj e Marçela Shehu nga Shkalla e Parë.


Video