Ekzekutimi i BIZNESMENIT në Tiranë, publikohet fotoja e 56-vjeçarit që u vr* në sy të gruas!

13 January 2025, 09:13Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Ekzekutimi i BIZNESMENIT në Tiranë, publikohet fotoja e
Bujar Nasufi

Tirana u trondit mbrëmjen e djeshme nga vrasja e biznesmenit Bujar Nasufi tek zona e Pallatit me Shigjeta.

VoxNews ka siguruar foton e biznesmenit që mbeti viktimë, Bujar Nasufi.

Ai rezulton të jetë pronar i mobilierisë 'Ferdinand', e cila është në likuidim e sipër.

Mësohet se autori i maskuar dyshohet se e ka pritur përpara banesës, ku dhe është kryer ekzekutimi.

56-vjeçari u ekzekutua në sy të bashkëshortes së tij.

Kjo e fundit ishte brenda mjetit në momentin kur autori u afrua dhe e qëlloi shënjestrën duke e lënë të vdekur në vend.


Video