Është dorëhequr drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë së Trajtimit të Pronave (ATP), Geraldo Durda.
Durda u emërua në këtë post verën e vitit 2022 nga Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja.
Janë ende të paqarta arsyet e dorëheqjes.
Në ushtrimin e veprimtarisë së saj, Agjencia e Trajtimit të Pronave ka për qëllim përfundimin e procesit të njohjes së pronësisë dhe kthimit apo kompensimit sipas rastit, si dhe përfundimin e procesit të kompensimit përmes ekzekutimit të të gjitha vendimeve të miratuara për kompensim brenda 10 viteve.
©CopyrightVoxNews
Ky artikull është ekskluziv i VoxNews, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to". Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar VoxNews dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.