Mblidhet këshilli bashkiak i Himarës, banorët përplasen me policinë, thirrje greqisht kundër Tavos dhe Klosit

29 March 2024, 10:37Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Mblidhet këshilli bashkiak i Himarës, banorët përplasen me

Ka nisur me tensione mbledhja e këshillit bashkiak në Himarë, për zgjedhjen e kryetarit të ri.

Banorët me thirrje në greqisht, kanë kundërshtuar prezencën e prefektit të Vlorës Vangjel Tavo si dhe drejtuesin e PS-së Blendi Klosi dhe janë përplasur me forcat e policisë të cilat janë parë brenda ambienteve të Bashkisë.

Pas dorëheqjes së Jorgo Goros nga posti i kryebashkiakut në detyrë të Himarës, vendi ka mbetur vakant dhe pa drejtues.

Përpos Jorgo Goros, në burg ndodhet edhe Fredi Beleri, kryebashkiaku i zgjedhur i Himarës, i dënuar me 2 vite burg pasi u kap duke blerë votat para zgjedhjeve vendore të 14 majit.

Dy nënkryetarët janë Blerina Bala dhe Pervin Gjikuria të cilët do të zgjidhen nga këshilli i Bashkisë së Himarës.

 


Video