Edi Rama mbërrin në Vlorë me helikopter ushtarak (FOTO)

16 July 2025, 13:30Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Edi Rama mbërrin në Vlorë me helikopter ushtarak (FOTO)
Edi Rama në Vlorë

Kryeministri Edi Rama mesditën e kësaj të mërkure ka “zbarkuar” sërish në qytetin bregdetar të Vlorës.

Ndryshe nga hera e kaluar, më 3 korrik, ku përmes “urdhrave” të dhëna “tundi nga themelet” Bashkinë e këtij qyteti, kësaj here ai ka vendosur të shkojë me helikopter ushtarak "Cougar”.

Burime për mediat bëjnë me dije se helikopteri i cili transportoi kryeministrin u ul te ish-fusha e aviacionit, ndërkohë që më pas u shoqërua nga eskorta drejt vilës qeveritare.

Nuk dihet ende nëse kjo vizitë e kryeministrit ka të bëjë me ndonjë tjetër aksion dhe mbarëvajtjen e punëve në bashkinë e Ermal Dredhës, apo vetë kreu i qeverisë ka vendosur që të pushojë në vilën qeveritare.

Edi Rama mbërrin në Vlorë me helikopter ushtarak (FOTO)
Helikopteri i Ramës në Vlorë

Video