E zuri vinçi poshtë, ndërron jetë tragjikisht 51-vjeçari shqiptar në Itali

19 November 2024, 17:02Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
E zuri vinçi poshtë, ndërron jetë tragjikisht
Pamje nga incidenti

Një shqiptar ka humbur jetën tragjikisht në vendin e punës këtë të hënë që kaloi në zonën e Torinos në Itali.

Mediat përtej Adriatikut raportojnë se viktima është shtetasi Fatmir Isufi, 51-vjeç, banues në Arcore, Monza Brianza, i cili ka humbur jetën pasi i ka rënë sipër vinçi në kantierin ku po punonte.

Në të njëjtin vend punonte dhe djali i tij, i cili nuk ka pësuar dëmtime, por është transpoprtuar në spital për shkak të gjendjes së shokut.

“Një aksident dramatik, një tragjedi e tmerrshme që lë pa fjalë dhe kërkon reflektim për një punë që duhet të jetë gjithmonë e sigurt për të gjithë”, ka qenë komenti pas aksidentit nga kryebashkiaku i Torinos, Stefano Lo Russo.

Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave të incidentit të rëndë.

E zuri vinçi poshtë, ndërron jetë tragjikisht


Video