Konfliktohen dy 12-vjeçarë gjatë lojës së futbollit, njëri plagoset me gurë

19 November 2024, 16:29Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Konfliktohen dy 12-vjeçarë gjatë lojës së futbollit,
Foto ilustruese

Dy 12-vjeçarë janë konfliktuar gjatë lojës së futbollit, ndërsa njëri prej tyre ka mbetur i plagosur, njofton policia e Korçës.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Bulgarec, ku 12-vjeçari është qëlluar me gurë. Ai ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.

I mituri tjetër është shoqëruar në polici së bashku me prindërit.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 14:00, në fshatin Bulgarec, dy të mitur 12 vjeçar gjatë lojës (futboll), janë konfliktuar me njëri-tjetrin.

Nga konflikti është dëmtuar lehtë me gur njëri prej tyre, i cili po merr mjekim në spital pa probleme për jetën.

12-vjeçari tjetër, së bashku me prindin, është shoqëruar në Komisariat.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të rastit.


Video