E TRISHTUESHME/ Lutja e xhaxhait shqiptar në qendrën e dëbimit: Ky është nipi im, mos ma merrni (Video)

3 November 2022, 10:34Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

E TRISHTUESHME/ Lutja e xhaxhait shqiptar në qendrën e dëbimit:

Një shqiptar i dëshpëruar është përpjekur të ndalojë një autobus që transportonte azilkërkues. Arsyeja ishte e thjeshtë: brenda kishte nipin e tij. Ai kishte zbuluar se i afërmi po largohej pasi kishte parë një foto në faqen e parë të gazetës "Metro".

Arben Halili, burri që bllokoi autobusin, tregonte me gisht dhe thërriste: Ky është nipi im! Ai i tha një gazetari të Sky News se zbuloi se familjari i tij po mbahej në kamp, pasi pa një foto të nipit 8-vjeçar në media. 

Fotografia e faqes së parë kishte shfaqur imazhin e djemve të rinj të ulur pas një gardhi me tela. Nipi i Arbenit mendohet se ishte mbajtur në kampin e Manston për më shumë se 3 javë. Fëmijët kanë qenë mes mijëra njerëzve të detyruar të flenë në objektin pa shtretër, pa ajër të pastër apo me dyer tualeti që mbyllen. Manston është projektuar për të mbajtur deri në 1,600 njerëz për jo më shumë se 24 orë.

Pas alarmit që u dha në media dhe thirrjes që bëri Sir Keir Starmer, kryeministri i ri Rishi Sunak nisi që të lëvizte. Udhëheqësi laburist tha se qeveria duhet të zëvendësojë Suella Braverman me një 'sekretare të duhur të Brendshme' dhe të heqë dorë nga përpjekja për t'i dërguar azilkërkuesit në Ruandë.


Video