E rëndë / Vdes 29-vjeçari në Pogradec, dyshohet se u vetëhodh nga ballkoni

5 October 2023, 20:03Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
E rëndë / Vdes 29-vjeçari në Pogradec, dyshohet se u
Foto ilustruese

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Pogradec, ku një 29-vjeçar dyshohet se i ka dhënë fund jetës.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Trebinjë të Pogradecit, ku shtetasi me inicialet M.M, sipas policisë dyshohet se është vetëhedhur nga kati i dytë i ballkonit dhe ka ndërruar jetë gjatë transportimit në spital.

Njoftimi i policisë:

Mbrëmjen e sotme, në fshatin Trebinjë, Pogradec, dyshohet se është vetëhedhur nga ballkoni i katit të dytë të banesës së tij, shtetasi M. M., rreth 29 vjeç, i cili për pasojë ka ndërruar jetë gjatë transportimit për në spitalin e Pogradecit.

Nga të dhënat paraprake dyshohet se ky shtetas vuante nga probleme të shëndetit mendor.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.


Video