E rëndë në Itali/ Makina përplas 2 këmbësorët në trotuar, vdes 65-vjeçari shqiptar

1 September 2022, 15:42Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

E rëndë në Itali/ Makina përplas 2

Një 65-vjeçar shqiptar ka humbur jetën, ndërsa një person tjetër ende i paidentifikuar është shtruar në spital pasi u përplasën nga një makinë teksa ndodhshin në trotuar. Ngjarja ka ndodhur pasditen e djeshme  në via Corridoni në Firence, rreth orës 19:00.

Të plagosur kanë mbetur edhe shoferi i makinës dhe pasagjeri. Të dy këmbësorët e goditur u dërguan me urgjencë në spitalin Careggi ku më pas 65-vjeçari me origjinë shqiptare, humbi jetën. I plagosuri tjetër, i cili ende nuk është identifikuar, ka pësuar një politraumë.

Në vendngjarje mbërritën punonjësit e shëndetësisë edhe zjarrfikësit, të cilët liruan dy personat e bllokuar brenda makinës.

Nga informacionet e para dyshohet se makina ka humbur kontrollin dhe ka përfunduar në trotuar duke përplasur këmbësorët.


Video