E rëndë në Elbasan, gjimnazistja hidhet nga kati i dytë i shkollës

8 January 2024, 20:35Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
E rëndë në Elbasan, gjimnazistja hidhet nga kati i dytë i
Foto ilustruese

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë të hënë në Elbasan.

Një nxënëse e klasës së 10 në gjimnazin “Vasil Kamami” Elbasan, dyshohet se është hedhur nga kati i dytë i shkollës për arsye që ende nuk dihen.

Burime nga spitali Rajonal i Elbasanit bëjnë me dije se nxënësja ka ardhur nga një qendër sociale.

Gjendja shëndetësore e nxënëses së klasës së 10-të është e stabilizuar dhe jashtë rrezikut për jetën.

Policia ka marrë në pyetje shokët e klasës së vajzës.


Video