E rëndë, 32-vjeçari i jep fund jetës duke vrarë veten me armë zjarri

13 January 2023, 21:29Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
E rëndë, 32-vjeçari i jep fund jetës duke vrarë veten
Ambulanca

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e kësaj të premte në fshatin Kuç të Himarës.

Një 32-vjeçar dyshohet se i ka dhënë fund jetës duke vrarë veten me armë zjarri. Viktima është shtetasi me inicialet S.B. Sipas autoriteteve, dyshohet se viktima vuante nga probleme të shëndetit mendor.

“Rreth orës 20:35, në fshatin Kuç, Himarë, dyshohet se është vetëvrarë me armë gjahu, në afërsi të banesës së tij, shtetasi S. B., 32 vjeç, i cili paraprakisht dyshohet se vuante nga probleme të shëndetit mendor”, thuhet në njoftimin paraprak të bluve.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes, shtuan të njëjtat burime.


Video