'E pa të dehur dhe e përdhunoi'/ Dënohet me 10 vite burg shqiptari në Londër (Emri-Foto)

27 October 2022, 10:31Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
'E pa të dehur dhe e përdhunoi'/ Dënohet me 10 vite
Në foto: Rufat Kasamaj

Shqiptari Rufat Kasamaj, u dënua me 10 vite burg, pasi u akuzua  për përdhunimin e një vajze angleze në qendrën tregtare Westfield Stratford.

Vajza 15-vjeçare, emri i së cilës nuk bëhet i ditur për arsye sigurie, u nda nga miqtë e saj në barin Bat and Ball në Westfield më 4 shtator të vitit të kaluar, teksa ishte nën efektin e alkoolit, ajo u afrua nga shtetasi shqiptar Rufat Kasamaj, 36 vjeç, i cili u kap nga kamerat e sigurisë duke e vëzhguar. Kasamaj, e çoi 'viktimën e tij' të vogël në një rrugicë të izoluar dhe e 'tërhoqi' përpara se ta përdhunonte.

Prokurori Tim than ë gjyq se: "Ajo u nda nga miqtë e saj pasi njëri prej tyre u përfshi në një lloj grindjeje dhe nga kujtimet e saj, i pandehuri filloi ta prekte atë në barkun e saj që në fillim".

Kasamaj,  erdhi në Mbretërinë e Bashkuar në vitin 2017, fillimisht u deklarua fajtor për veprën penale në tetor të vitit të kaluar në Gjykatën e Kurorës Snaresbrook.

Kasamaj u burgos për dhjetë vjet e gjysmë, ai do të vuajë dy të tretat e këtij dënimi në burg përpara një periudhe të zgjatur të licencës prej pesë vjetësh./Marrë nga DailyMail përshtati VoxNews.


Video