Goditet grupi i trafikut të drogës në Itali, me bazë edhe në Shqipëri

27 October 2022, 09:58Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Goditet grupi i trafikut të drogës në Itali, me bazë edhe
Foto ilustruese

Policia italiane ka shkatërruar një rrjet të trafikut ndërkombëtar të drogës mes Brazilit, Shqipërisë dhe grupit Ndrangheta.

Nga operacioni i realizuar në Kalabri, janë vënë në pranga 24 persona, 15 prej të cilëve janë lënë në burg ndërsa 9 të tjerë janë lënë në arrest shtëpie.

Anëtarët e grupit kriminal përdornin celularë të koduar ose kabina telefonike publike për të komunikuar dhe për t’u lidhur me organizata të ndryshme që kishin bazat e tyre operacionale në Shqipëri dhe Brazil.

Në këtë kuadër, gjatë hetimeve u zbulua se organizata kishte mundur të sillte ngarkesa të mëdha kokaine nga Brazili, të magazinuara në Zvicër, për t'u transportuar më pas në Lombardi dhe për t'ua shitur blerësve, përfshirë një grup shqiptar.


Video