“E ndaluar në Shengen, por lindi në Milano”, Gazetari: Irena Gjoka ka sfiduar edhe Italinë

9 Maj 2024, 15:50Fokus SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Gjyqtarja Irena Gjoka

Gazetari Basir Çollaku ka zbuluar një tjetër skandal në lidhje me gjyqtaren e Gjykatës së Posaçme, Irena Gjoka (Maneku) alias Shpata, pasi mediat greke publikuan vendimin e gjykatës që vërtetohet se ajo është dëbuar nga vendi fqinj në vitin 2002 për shkak se kishte përdorur një vizë të falsifikuar dhe për këtë shkak iu ndalua hyrja për 10 vite në vendet e zonës Shengen.

Nisur nga ky fakt, Basir Çollaku ka publikuar dokumentin e gjendjes civile, ku thuhet se Irena Gjoka (Maneku) ka lindur djalin e saj në Milano, Itali, në vitin 2004, edhe pse ajo e kishte të ndaluar të hynte në zonën Shengen që prej vitit 2002 deri në vitin 2012.

Gazetari shkruan më tej se mbetet mister fakti se si ka arritur gjyqtarja Irena Gjoka (Maneku) të futet në Itali.

Postimi i plotë:

Gjyqtarja Maneku ka sfiduar edhe Italinë??!

Zbulohen fshehje të tjera paligjshmërie të padeklaruara të Irena Maneku, Gjoka, Shpata. Këtë herë jo me Greqinë ku ka dy raste, por me Italinë. Kjo një sugjerim dhe për SPAK dhe Prokurorinë e Përgjithshme që ti drejtohen përveç Greqisë edhe Italisë, me letërporosi.

Në bazë të vendimit grek në vitin 2002, ajo është penalizuar me 10 vjet me ndalim hyrje në Greqi dhe hapsirën Shengen. Çka do të thotë se deri në vitin 2012 e ka pasur të ndaluar të hynte në të gjitha vendet e Shengen, në bazë të skedimit në SIS( sistemi i informacionit shengen)

Zonja Maneku Gjoka në shtator të vitit 2004 ka lindur djalin e saj në Milano. Ky fakt pasqyrohet në regjistrin e gjendjes civile. Kohë në të cilën ka pasur ndalim hyrje në vendet Shengen, ku bën pjesë Italia si një nga vendet e para të kësaj hapësire.

Duke pasur parasysh se Greqia ka përfshirë në sistem të tre nbiemrat Maneku, Shpata, Gjoka. Mbetet mister se si ka mundur të futet në Itali nën këtë regjim ligjor ndalimi.

“E ndaluar në Shengen, por lindi në Milano”, Gazetari:

Video