E "huazojmë" nga Kosova, Rama i propozon Begajt emrin e Vlora Hysenit për kreun e ri të SHIK

17 Mars 2023, 15:20Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Vlora Hyseni, Edi rama dhe Bajram Begaj

Kryeministri Edi Rama i ka propozuar presidentit Bajram Begaj emrin e Vlora Hysenit për kreun e Shërbimit Informativ Kombëtar.

Këtë gjë e ka bërë me dije vetë kryeministri Edi rama përmes një postimi në rrjetet sociale, ku shprehet se emri i Vlora Hysenit përbën një garanci të plotë për reformimin e mëtejshëm të shërbimit inteligjent shqiptar.

"Sot i paraqita Presidentit të Republikës propozimin për emërimin e Znj.VLORA HYSENI drejtore e Shërbimit Informativ Kombëtar, me besimin e plotë se përgatitja e spikatur, eksperienca e krijuar në vite dhe respekti që zonja Hyseni gëzon në komunitetin ndërkombëtar të inteligjencës, përbëjnë një garanci të plotë për reformimin e mëtejshëm të shërbimit inteligjent shqiptar." shkruan Rama.

Vlora Hyseni ka mbajtur më parë postin e zëvendësdrejtores së Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, deri kur u shkarkua më 30 Qershor të vitit 2021. Gjithashtu ajo e ka drejtuar Agjencinë e Kosovës për Inteligjencën për 4 muaj pasi ky institucion kishte mbetur pa drejtor pas shkarkimit të Kreshnik Gashit.

Pasi u shkarkua nga Albin Kurti dhe Vjosa Osmani, kryeministri Edi Rama e emëroi Vlora Hysenin këshilltare të tijën. 

Hyseni nga informacionet e pakta që dihen për të, përshkruhet si eksperte dhe njohëse shumë e mirë e çështjeve të sigurisë dhe marrëdhënieve ndërkombëtare.

Ajo flet disa gjuhë të huaja.

Video