Dyshohet për korrupsion në zgjedhje, SPAK i sekuestron telefonin ish-kryebashkiakut të Kavajës, Elvis Rroshi

17 May 2025, 22:37Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Dyshohet për korrupsion në zgjedhje, SPAK i sekuestron telefonin
Elvis Rroshi

Ish-kryebashkiakut të Kavajës, Elvis Rroshi, i është sekuestruar celulari me urdhër të SPAK.

Ish-kryebashkiaku i Kavajës dyshohet se ka kryer veprën penale të korrupsionit në zgjedhjet e 11 majit.

Operacioni vjen në kuadër të strategjisë për krimet zgjedhore.

Mësohet se kontrolle janë kryer edhe në disa ambiente të tjera, teksa janë sekuestruar në total katër aparate celularë.

Elvis Rroshi u përfshi në fushatën zgjedhore në mbështetje të kushëririt të tij Elton Rroshi, i cili kandidoi për koalicionin PD-ASHM.

Elvis Rroshi është mbajtur në vëzhgim për rreth 3 javë në Kavajë.

Mësohet se janë monitoruar të gjitha lëvizjet e tij si dhe takimet që ka bërë me persona të ndryshëm përgjatë kësaj periudhe.


Video