Dy persona i zënë pritë dhe e dhunojnë, grabitet teksisti në Lezhë

6 Gusht 2026, 11:54Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur paraditen e sotme në qytetin e Lezhës.

Një taksist ka bërë kallëzim në polici, duke treguar se dy persona e kishin dhunuar dhe grabitur.

Sipas dëshmisë, dy autorët i kanë zënë pritë dhe me dhunë i kanë marrë sendet personale, si dhe një shumë parash.

Menjëherë pas denoncimit, shërbimet e Policisë janë vënë në lëvizje, duke nisur veprimet hetimore për zbardhjen e ngjarjes.

Hetuesit po analizojnë pamjet e kamerave të sigurisë në zonë dhe po punojnë për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Ndërkohë, hetimet vijojnë për të sqaruar rrethanat e plota të kësaj ngjarjeje.


Video