Dy orë e gjysmë para prokurorëve, Saimir Tahiri del nga SPAK: Më vjen keq që…

24 Qershor 2024, 15:46Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Saimir Tahiri 

Ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri është paraqitur në Prokurorinë e Posaçme mesditën e sotme.

Pas dy orë e gjysmë ka dalë dhe është shprehur: “Me vjen keq qe keni qendruar kaq gjatë! S’kam asgjë për të thënë! Mirupafshim!”

Saimir Tahiri ka mbërritur në ambientet e SPAK rreth orës 12:55 i shoqëruar nga avokati Maks Haxhia. Mësohet se ish-ministri është thirrur për t’u marrë në pyetje pasi ndaj tij ka nisur një hetim pasuror.

Ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri u lirua nga qelia më 2 qershor 2023, pas më shumë se një viti në burg.


Video