ZHVATJA/ Ish-ministri socialist i Financave: Wizz Air abuzon hap...
8 Shkurt, 11:03Fokus
Një helmim masiv i qenve endacakë raportohet se ka ndodhur në qytetin e Vlorës, dy ditë pasi një turiste italiane u kafshua teksa po vraponte në “Lungomare”.
Dyshohet se helmimi mund të jetë organizuar nga punëtorët e Bashkisë Vlorë, si “rruga më e shkurtër” për t’u marrë me këtë problem.
Shqetësimi për dhjetra qenar endacakë që qëndronin në zonën e “Lungomares” në Vlorë ishte ngritur nga qytetarë të shumë që prej disa javësh më parë, megjithatë Bashkia e qytetit nuk kishte marrë asnjë masë.
Duket se pas incidentit me turisten, ata kanë vendosur të zgjedhin rrugën e helmimit, duke lënë të traumatizuar dhjetra turistë e qindra banorë të tjerë të cilët kanë parë skenat makabre.