Gjykata e Lartë ka rrëzuar kërkesën e Dritan Dajtit për përjashtimin e gjyqtarit të çështjes, Sandër Simoni.
Gjatë seancës së sotme u vendos gjithashtu që Dajti të gjobitet me 10 mijë euro.
“Mospranimin e kërkesës për përjashtimin e gjyqtarit Sandër Simoni nga gjykimi i çështjes penale të regjistruar pranë Gjykatës së Lartë”, thuhet në vendim.
Përjashtimi i Simonit u kërkua nga Dajti me argumentin se ekzistojnë shkaqe të njëanshmërisë së tij dhe se gjatë ushtrimit të funksioneve ka shfaqur mendimin e tij mbi faktet dhe rrethanat objekt të këtij procedimi.
Sandër Simoni është gjyqtari që do shqyrtojnë rekursin e Prokurorisë, e cila në mars 2019 ankimoi vendimin e Gjykatës së Apelit për Krime të Rënda që vendosi pranimin e kërkesës për gjykim të shkurtuar të Dritan Dajtit dhe duke ulur dënimin e tij 25 vite burg.