Drejtonte "Audin" pa leje drejtimi dhe nën efektin e drogës, arrestohet polici në Tiranë

22 May 2022, 15:58Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Drejtonte "Audin" pa leje drejtimi dhe nën efektin e drogës,
Drejtonte "Audin" pa leje drejtimi dhe nën efektin e drogës, arrestohet polici në Tiranë

Një efektiv i policisë me detyrë Ndihmës Specialist në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë ka rënë në pranga.

Efekti është kapur të shtunën duke drejtuar mjetin pa leje dhe nën efektin e lëndëve narkotike. Blutë kanë arrestuar inspektor A. B, 50 vjeç.

"Arrestimi i tij u krye për arsye se më datë 21.05.2022 është ndaluar nga Shërbimet e Qarkullimit Rrugor Tiranë pasi kishte shkelur disa rregulla të qarkullimit gjatë drejtimit të mjetit tip AUDI, të cilën e drejtonte pa leje drejtimi. Nga testi i shpejtë për prezencën e alkoolit dhe lëndëve narkotike ai ka rezultuar pozitiv në treguesit që i korrespondojnë prezencës së Cannabis Sattiva dhe negativ në përqindjen 0.00 e alkoolit", njofton AMP.

Efektivi është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Nr. 2 Tiranë dhe në vijim, veprimet u kryen nga shërbimet e Policisë Gjyqësore të AMP.

Pas njoftimit verbal të Prokurorit të gatshëm, shtetasi A.B. u arrestua në flagrancë për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt” parashikuar nga neni 291 i Kodit Penal.


Video