Dosja Veliaj/ Reagon Fatmir Xhafaj: KLGJ, KLP dhe ILD institucione të dobëta për të kontrolluar cilësinë e drejtësisë!

15 February 2025, 13:21Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Dosja Veliaj/ Reagon Fatmir Xhafaj: KLGJ, KLP dhe ILD institucione të
Erion Veliaj/ Fatmir Xhafaj

Fatmir Xhafaj, kryetar i Komisionit të Posaçëm Parlamentar për Anti-korrupsionin, ka reaguar me anë të një postimi të gjatë në lidhje me Reformën në drejtësi, me SPAK dhe sidomos me çështjen Veliaj, i cili ndodhet në paraburgim.

Kreu i Komisionit "Anti-korrupsion" shkruan se një ndër arsyet e problematikave që konstatohen lidhur me cilësinë e dobët të qeverisjes së brendshme të vetë sistemit nga KLGj e KLP, të kontrollit të brendshëm të tij nga ILD.

Xhafa shton se cilësia e dobët e hetimeve e gjykimeve, zvarritje e tejzgjatje kohore të proceseve gjyqësore penale, civile e sidomos atyre administrative, mungesave në aksesin dhe shërbimet që ju ofrohen qytetarëve.

Pjesë nga reagimi i Fatmir Xhafës në pikën 1:

Së pari çfarë do të lexoni në radhët e këtij prononcimi publik, s’e ndryshon aspak bindjen dhe qëndrimin tim të kahershëm për çfarë ne bëmë me Reformën në Drejtësi këtu e pak vite më parë dhe rolin e kontributin tim në këtë proces.

Kam kërkuar shpesh që edhe vetë institucionet e drejtësisë të jenë shumë më modeste e reflektuese ndaj kritikave të tilla dhe jo vetëm kur ato vijnë nga partnerët ndërkombëtarë po se po, por edhe nga profesionistët e fushës, institucionet, shoqëria civile dhe vetë qytetarët e këtij vendi.

Në vlerësimin tim personal, siç edhe e kam thënë disa herë publikisht, pavarësia nuk mundet kurrsesi të shërbejë për t’u mbrojtur për dobësitë e sistemit, për të justifikuar mungesën e përgjegjshmërisë, transparencës dhe llogaridhënies prej tyre, për të kërkuar disa privilegje të pajustifikuara e të pamerituara, për të mos bashkëpunuar e bashkëvepruar me pushtetet e tjera në funksion të qëllimeve të përbashkëta, në interes të vendit.

Dosja Veliaj/ Reagon Fatmir Xhafaj: KLGJ, KLP dhe ILD institucione të

Është kjo qasje një ndër arsyet e problematikave që konstatohen lidhur me cilësinë e dobët të qeverisjes së brendshme të vetë sistemit nga KLGj e KLP, të kontrollit të brendshëm të tij nga ILD, cilësinë e dobët të hetimeve e gjykimeve, zvarritjen e tejzgjatjen kohore të proceseve gjyqësore penale, civile e sidomos atyre administrative, mungesave në aksesin dhe shërbimet që ju ofrohen qytetarëve etj.

Reagimi i plotë i kryetarit të Komisionit të Posaçëm Parlamentar për Anti-korrupsionin, Fatmir Xhafa në faqen e tij në "Facebook":


Video