Shiti dy herë apartamentin e tij, arrestohet 67-vjeçari në Fier!

15 February 2025, 11:54Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
 
Shiti dy herë apartamentin e tij, arrestohet 67-vjeçari në
Fier: Njazi Vrenozi

Një 67-vjeçar, që dyshohet se në mënyrë të jashtëligjshme, ka shitur dy herë apartamentin e tij, u vu në pranga në Fier.

Njazi Vrenozi akuzohet për veprën penale të mashtrimit.

Skema e tij u zbulua kur një 45-vjeçar denoncoi se në apartamentin që kishte blerë në vitin 2016 nga 67-vjeçari, jetonin disa shtetas të tjer.

Nga hetimet, thotë Seksioni për Hetimin e Krimit Ekonomiko-Financiar, rezultoi se në 2024, autori ia kishte shitur apartamentin edhe një 32-vjeçari.


Video