Komisariatit nr. 4 vijon kërkimet për vëllain e Ersi Cekanit, i cili u arrestua një ditë më parë në kuadër të operacionit të koduar “Pretendimi”.
Hetimet nisën pas denoncimit të një të riu që deklaroi se ishte kërcënuar nga familjarët Cekani për një borxh të pashlyer.
I riu ka thënë se Ersi Cekani dhe dy vëllezërit e tij (Arben dhe Ardi Cekani), ky i fundit ndodhet ende në kërkim, e kanë kanosur prej kohësh duke pretenduar se ai u detyrohet 30 mijë euro, një shumë që pretendohet të jetë marrë në Spanjë.
Në vijim të hetimeve, policia po verifikon burimin e të ardhurave të familjes Cekani.
Nga të dhënat paraprake, rezulton se Ersi Cekani i ka dërguar mesazhe kërcënuese të riut, duke i thënë se do ta vriste nëse nuk i shlyente borxhin. Ai madje ka ndjekur dhe fotografuar banesën e të riut si formë presioni.
Ngjarja ka kulmuar një ditë më parë, kur tre vëllezërit nga Librazhdi, të shoqëruar nga tre persona të tjerë, janë paraqitur për ta kërcënuar sërish të riun. Pas ndërhyrjes së policisë, në pranga ra Ersi Cekani, ndërsa njëri nga vëllezërit u shpall në kërkim.
I treti, bashkë me tre personat e tjerë që e shoqëronin, u proceduan në gjendje të lirë. Sipas policisë, tre vëllezërit Cekani janë persona me precedentë penalë për armëmbajtje pa leje dhe vjedhje të ndryshme.
Në vitin 20221 policia e Elbasanit arrestoi Ardi Cekanin në banesat e fisti Çapja konkretisht në shtëpinë e Ardian Çapjas, i njohur si i forti i Elbasanit i dënuar me burgim të përjetshëm.
Video e momentit të arrestimit të Ardi Cekanit në banesën e Çapjave:
Asokohe gazetari Artan Hoxha në një interviste televizive shprehej se Ardi Cekani ishte punësuar si roje te fisi 'Çapja'.
Në momentin e arrestimit, atij iu gjet një sasi e vogël lëndë narkotike kanabis, 5 radio dhe disa uniforma të ngjashme me ato të Policisë.
©Copyright Vox News
Ky artikull është ekskluziv i VoxNews, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to". Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar VoxNews dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.